Telegrafi

Qenin e sëmurë e ushqen me gji

“Fillimisht mu duk e çuditshme, por nuk më ka shkaktuar dhimbje. Është më i kujdesshëm se djali im dyvjeçar Johnny”, ka thënë ajo për revistën gjermane “Bild”.

Ende nuk është shumë e qartë se çfarë e ka shtyrë Janelle të ushqejë qenin me qumësht gjiri, por duke iu referuar fjalëve te saj, gjithçka ka qenë e rastësishme. Gruaja e ka ende në gji fëmijën e saj dhe kjo mund të ketë qenë nxitje për të ushqyer edhe qenin.

"Ndjesia fillimisht ishte e çuditshme, më pas u mësova. Tani kam nga një gji për secilin”, u shpreh Janelle.