Po e shëtiste nëpër Camden të Londrës, kur papritmas qeni saj është shtrirë i pajetë në asfalt.
Megjithëse ka ngordhur, pronarja e paidentifikuar ka vazhduar ta tërheq zvarrë.
Në momentin që një kalimtare i ka tërhequr vërejtjen, ajo e ka sharë me fjalët më ofenduese dhe ka vazhduar rrugën, transmeton Telegrafi.
Duke parë që labradori i zi nuk po lëvizte, ajo ia ka hequr rripin nga qafa dhe e ka lënë në mes të rrugës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit, që e kanë hequr kafshën e ngordhur, ndërsa po bëhen hetime për pronaren e tij.
Për këtë veprim, ajo mund të dënohet për mizori mbi kafshë, dhe të dënohet deri në një vit burg. /Telegrafi/