Site icon Telegrafi

Qeni i zhdukur ribashkohet me familjen e tij në Arizona pas 12 vjetësh

Oficerët e kontrollit të kafshëve në Arizona thanë se gjetën një qen endacak që ishte zhdukur për 12 vjet nga familja e tij, pas skanimit të mikroçipit në trup.

Qendra për Kujdesin dhe Kontrollin e Kafshëve të Qarkut Maricopa tha në një postim në Facebook se një oficere kishte gjetur “një qen të moshuar që dukej pak i turpshëm”, transmeton Telegrafi.

Oficerja skanoi qenin për të gjetur një mikroçip të mundshëm dhe zbuloi se emri i tij ishte Minion. Ajo telefonoi në numrin e mikroçipit dhe la një mesazh.

Policja mori një telefonatë disa orë më vonë nga pronari i Minion, i cili tha se qeni ishte zhdukur nga viti 2011.

Qeni siç thuhet iu kthye familjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version