Një ribashkim emocionues ka ndodhur në Las Vegas pasi një banore ka gjetur një qen të zhdukur për nëntë vjet.
Gizmo, një përzierje e chihuahua, i cili u arratis nga një oborr i shtëpisë në luginën jugperëndimore të Las Vegas si një qenush i ri, u zbulua së fundmi dhe u identifikua përmes mikroçipit të tij.
Pronarja e qenit, Judith Monarrez, mori një email të papritur që e informonte për zbulimin, përcjell Telegrafi.
Monarrez kontaktoi menjëherë Qendrën Emergjente të Kafshëve në Las Vegas dhe Henderson, ku stafi veterinar konfirmoi identitetin e kafshës.
Megjithë kërkimet dhe përpjekjet e shumta për ta gjetur – duke përfshirë krijimin e një grupi në Facebook – vitet kaluan pa asnjë shenjë të qenit të zhdukur.
Megjithatë, një zbulim i madh ndodhi javën e kaluar kur një veteriner skanoi mikroçipin e qenit, duke zbuluar informacione thelbësore që çuan në ribashkimin e tij të shumëpritur me Monarrez. /Telegrafi/