Telegrafi

Qeni zbulon ikjen e të burgosurve

Qeni papritur u ndal në mes të rrugës gjatë shëtisë mëngjesore, ndërsa pronari më kot përpiqje ta largonte manarin e vet nga vendi , transmeton Koha.net.

Shqetësimi i qenit, i cili me gjasë kishte dëgjuar krismat e mihjes së tunelit, e detyroi pronarin ta thërriste policinë.

Nën vendin ku qëndronte qeni, grupi i të burgosurve kishte mihur tunelin nga një anë e burgut. Ata kishin mihur disa metra tunelin.

Dhjetëra të burgosur në Korfuz kanë ikur nga burgu në vitin 1996 pasi ata kishin zbuluar tunelin e vjetër që e kishin bërë britanikët gjatë protektoratit të tyre nga vitet 1814 – 1864.