Ky është momenti kur një qen u emocionua aq shumë kur pa pronarin që po kthehej sa që u hodh drejt derës së xhamit.
Videoja në TikTok, që është parë më shumë se 10 milionë herë, tregon Honey-n, një qen i dashur nga Oslo, Norvegji, kur ‘çmendet’ plotësisht pasi dalloi pronarin e saj jashtë.
Me një shpejtësi, qeni shëtit dhomën për të arritur drejt derës.
Qeni pastaj kërcen në ajër, duke harruar për pengesën e qelqit dhe përplaset aty.
Megjithatë, pronari thotë se Honey nuk ishte lënduar nga incidenti, që u postua në TikTok më 25 janar. /Telegrafi/