Policia indiane është shokuar kur pranoi një telefonatë se një qen është filmuar duke bredhur rrugëve me një foshnje të porsalindur që kishte vdekur, dhe po e mbante në gojë me qëllim që të ushqej të vegjlit e saj.
Këlyshët janë filmuar duke copëtuar foshnjën e porsalindur, vdekjen e të cilit e konfirmoi edhe vetë policia, transmeton Telegrafi.
“Sapo pranuam telefonatën dolëm në vendin e ngjarjes dhe gjetëm trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur që ishte copëtuar nga këlyshët”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Sanjay Soni.
Por sipas mediave indiane ky nuk është rasti i parë, muaj më parë banorët e kësaj zone kishin parë një qen duke mbajtur në gojë një foshnje të porsalindur. /Telegrafi/