Konjo theu rekord, pasi vrapoi pesë metra për 2.39 sekonda, duke shfrytëzuar vetëm këmbët e para.
Ky qen që është gjysmë Papillon, e gjysmë Jack Russell dhe Chihuahua, me anë të këtij vrapimi, është futur në Librin e Rekordeve Botërore të Ginisit.
Rekordin e mëhershëm e mbante një Pomeranian, që vrapoi me këmbët e para, të njëjtën gjatësi për 7.7 sekonda. /Telegrafi/