Telegrafi

Qeni i tërbuar sulmon 20 kalimtarë, derisa qëllohet pas dy orësh (Video, +18)

Në Guizhou të Kinës, një qen i tërbuar i ka sulmuar 20 persona, derisa është qëlluar nga Policët.

Për dy orë me radhë, kafsha që kishte dalë jashtë kontrollit i është vënë pas kalimtarëve, derisa ngordhi si pasojë e plumbit në kokë, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, shihet qeni që e sulmon nga prapa një burrë, e më pas mundohet t’ia kafshojë edhe dorën.

Në të njëjtë rrugë, ai ia ngulë dhëmbët edhe një gruaje e cila përpiqet ta zmbrapsë duke e qëlluar me dorë dhe kapele.

Më pas, policët janë vënë në ndjekje të kafshës dhe e kanë ndaluar duke e qëlluar më armë.

Të gjithë personat që u kafshuan nga qeni është dashur të marrin ndihmë mjekësore, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

https://youtu.be/AjqkzcKO4Ww