Një punonjës i postës së Michigan-it në SHBA, është sulmuar brutalisht nga një qen në mes të rrugës.
Ky sulm është filmuar me telefon nga një shofer i cili i doli në ndihmë postierit, duke e goditur me mjete të forta qenin e tërbuar, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë të premtes në Detroit, ku postieri po shpërndante letrat nëpër shtëpitë private.
Në videon e postuar në Facebook, shihet qeni duke sulmuar 52-vjeçarin që e kishte kafshuar në këmbë dhe një grua që mundohej ta ndihmonte duke e goditur me një shkop të drurit.
Por, edhe përkundër faktit që autori i videos mundohet ta largoj qenin duke e goditur me mjete të forta madje me kontejner të mbeturinave, qeni dukej i vendosur dhe nuk e linte të qetë burrin.
Megjithatë, ishin ekipet kompetente që arritën ta largojnë qenin dhe ta dënojnë pronarin, kurse menaxhmenti i postës ka falënderuar qytetarët që i kanë dalë në ndihmë punonjësit të tyre.
Njëherit i kanë bërë thirrje pronarëve të qenve të jenë më të kujdesshëm, dhe kur i lirojnë nëpër lagje të banuara t’ua vënë maskat në gojë me qëllim që të parandalojnë më të keqen. /Telegrafi/