Telegrafi

Qeni sulmon nxënësit serbë në oborrin e shkollës, tre të lënduar (Video, +16)

Tre nxënës të shkollës fillore “Jevrem Obrenoviq” në Shapc të Serbisë, janë lënduar sot kur një qen i racës staford u fut në oborrin e shkollës dhe sulmoi nxënësit.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur oborri i shkollës ishte përplot me nxënës, pasi kishte përfunduar ndërrimi i paradites dhe pritej të futeshin ata të ndërrimit të pasdites.

Një video e publikuar nga e përditshmja serbe Kurir, shfaqet momenti kur në oborrin e shkollës futet qeni i cili fillon t’i ndjek nxënësit e tmerruar. /Telegrafi/