Site icon Telegrafi

Qeni sulmon njëvjeçaren, në sekondat e fundit e shpëton gjyshja

Një qen ka kafshuar në kraharor një foshnje që po qëndronte në portën mbrojtëse të një dere, ku për fat të mirë ishte gjyshja që e shpëtoi mbesën pasi pasojat sigurisht se do të ishin fatale.

Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur derisa Isabelle Binns po qëndronte në shtëpinë e gjyshes Julie Booth në Gainsborough, Lincolnshire, transmeton Telegrafi.

Njëvjeçarja është filmuar nga kamerat e sigurisë se si qeni në një moment e kafshon në kraharor, dhe tenton ta tërheq zvarrë edhe pse atë dhe qenin i ndante porta mbrojtëse.

Por, nga presioni i madh i qenit porta u shemb dhe po të mos ishte gjyshja e saj sigurisht se do ta pësonte me jetë. Vogëlushja ka pësuar lëndime trupore, megjithatë ka shpëtuar lehtë për faktin se ka mundur të jetë kafshim fatal. /Telegrafi/

Exit mobile version