Natalia Fedorenko nga Amur Obast i Rusisë e ka stërvitur qenin e saj Bosia që ta thërret atë mama.
Qeni që ka 11 vjet, tund bishtin dhe qëndron në këmbët e pasme, ndërsa nxjerr zë që ngjan me aktorët kur flasin me zë të thellë, transmeton Telegrafi.
“Për një kohë të gjatë, jam munduar t’ia mësojë dhe tani është sensacion i tërë lagjes”, është shprehur krenare Federenko, për arritjen e saj.
Pos që Bosia është bërë i famshëm në zonën ku jeton, veprimet e tij tani po bëjnë xhiro në internet. /Telegrafi/
https://youtu.be/rEnv6TCMIow