Telegrafi

Qeni simpatik futet në frigorifer që të freskohet (Video)

Në këto ditë të nxehta vere të gjithë po mundohen që të gjejnë zgjidhje të ndryshme që ta kenë më freskët.

Njëjtë ka vepruar edhe qeni Elvis, i cili ka hyrë dhe është shtrirë në frigorifer, për ta hequr vapën, transmeton Telegrafi.

Bulldogu francez që është futur në pjesën e poshtme të ftohësit, dëgjohet duke marrë frymë thellë, teksa pushon i qetë.

Në bazë të mimikës që e bën Elvis në fytyrë, duket se e ka gjetur freskinë dhe po ndjehet mirë./Telegrafi/