Në këto ditë të nxehta vere të gjithë po mundohen që të gjejnë zgjidhje të ndryshme që ta kenë më freskët.
Njëjtë ka vepruar edhe qeni Elvis, i cili ka hyrë dhe është shtrirë në frigorifer, për ta hequr vapën, transmeton Telegrafi.
Bulldogu francez që është futur në pjesën e poshtme të ftohësit, dëgjohet duke marrë frymë thellë, teksa pushon i qetë.
Në bazë të mimikës që e bën Elvis në fytyrë, duket se e ka gjetur freskinë dhe po ndjehet mirë./Telegrafi/