Kevin Sacks nga Liverpuli i Anglisë, është kthyer një ditë në shtëpi dhe ka gjetur ushqim të shpërndarë në tapet, teksa qeni i tij shtirej se nuk kishte të bënte asgjë me këtë.
Në filmimin e publikuar ai e vendos fokusin te rrëmuja në dysheme dhe te qeni Tobi, i cili qëndron në divan me këmbët e para të ngritura lart, transmeton Telegrafi.
Kafsha me ngjyrë të mbyllët i mbanë putrat e lëshuara, ndërsa e shikon pronarin me pafajësi.
“Çfarë është kjo” pyet Sack, por Tobi vetëm e lëvizë bishtin dhe shikon sikur mos të ketë shkaktuar rrëmujën.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet ky moment si dhe disa fotografi me pozat interesante që i ka zënë ky qen. /Telegrafi/
https://youtu.be/Kjy4gnduqoU