Site icon Telegrafi

Qeni shpëton pronaren nga shembja e kulmit

Labradori me emrin Angelina kërceu dhe rrëzoi pronaren Maria Tripodi përtokë derisa po hynin në shtëpinë e tyre në qytetin italian Rivoli, pas një shëtitje në park.

Derisa po ngrihej për ta lidhur në kasolle, ajo pa tmerrin e vërtetë pasi që kulmi i shtëpisë së saj po shembej përtokë.

Ekspertët thonë se qeni me gjasë ka ndier dridhjet e vogla të cilat janë të pahetueshme për Marian apo njerëzit tjerë që t’i ndiejnë.

“Sapo u futëm në shtëpi ajo filloi të më kërcej nëpër trup. Në fillim mendova se po luante por më pas ajo u bë shumë agresive dhe më rrëzoi përtokë”, ka thënë zonja Tripodi.

"Për një sekondë isha e nervozuar pa masë por më pas u shemb shtëpia. Shikova rreth e rrotull e shokuar dhe më pas mendova se po të mos ishte qeni im shtëpia do të shembej mbi mua. Ajo më shpëtoi jetën?”, ka shtuar Maria.

Exit mobile version