Telegrafi

Qeni shpëton macet

Një shtëpi në Melburn ishte ndezur flakë, ndërsa qeni Leo ishte shtrirë afër maceve të vogla dhe nuk i kishte braktisur ato, pavarësisht flakës dhe zjarrit, kanë treguar zjarrfikësit.

“Leo nuk kishte dashur t’i lë vetë macet, edhe pse kjo ka mundur t’i kushtojë me jetë”, u ka thënë gazetarëve shefi i brigadës së zjarrfikësve.

Shpëtimtarët e kishin rikthyer në jetë qenin hero duke i dhënë oksigjen dhe duke i bërë masazh të zemrës, ndërsa edhe macet e vogla kishin shpëtuar.