Në Altai të Rusisë, një nënë e paemëruar e ka braktisur fëmijën dyvjeçar jashtë shtëpisë, derisa temperatura ishte nën 20 gradë Celsius.
Mirëpo, fëmijën e ka mbajtur ngrohtë dhe e ka shpëtuar qeni i shtëpisë, që i ka qëndruar tërë kohës pranë, transmeton Telegrafi.
Me të dëgjuar duke qarë, fqinjët e kanë marrë fëmijën dhe i kanë njoftuar forcat e rendit lidhur me rastin.
Pasi kishte temperaturë të lartë, vogëlushi është dërguar në spital, ku po qëndron pa pasoja për jetën. Në anën tjetër, nëna tij që është kthyer në shtëpi pas katër ditësh, po akuzohet për neglizhencë të rëndë dhe i është hequr menjëherë kujdestaria.
“Kur qeni bëhet më i dashur për fëmijën, se sa nëna e tij”, është një koment për ngjarjen e pazakontë. /Telegrafi/