Site icon Telegrafi

Qeni shpëtohet pasi kishte futur kokën në mur

Qeni me emrin Rebel arriti ta fusë kokën e tij në zgavrën e murit me diametër 46 centimetra. Kur u bllokua, u përpoq ta hiqte, por pa sukses.

Lehjen e tij e dëgjoi pronari i cili thirri ndihmë. Derisa ekipet e shpëtimit nga Kalifornia po përpiqeshin ta nxirrnin që aty, Rebel i ndihmonte duke u tërhequr mbrapa me këmbët e pasme. Qeni shpëtoi pa lëndime serioze. /Telegrafi/
 

Exit mobile version