Site icon Telegrafi

Qeni robot i vë flakën YouTuberit amerikan gjatë transmetimit të drejtpërdrejt

YouTuberi amerikan i njohur gjerësisht si IShow Speed ose Speed, kohët e fundit testoi një qen robot prej 100 mijë dollarësh, duke i lënë ndjekësit e tij të tronditur kur roboti e qëllon me flakë atë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Klipi viral, i filmuar pranë një pishine, fillon me IShowSpeed ​​që udhëzon qenin robot të ulet dhe të zgjasë putrat e tij.

Më pas YouTuberi kryen një kthim prapa dhe urdhëron robotin ta ndjekë, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, gjërat marrin një kthesë befasuese kur ai i kërkon robotit të leh dhe papritmas fillon t’ia vë zjarrin amerikanit.

Në momentet e fundit të videos, IShowSpeed ​​hidhet në pishinë, duke bërtitur “Stop!”

Videoja, e titulluar “Qeni robot 100,000 dollarë”, u shpërnda gjithashtu në kanalin e tij në YouTube.

Ajo mblodhi miliona shikime në Instagram me një sërë komentesh nga përdoruesit e internetit.

“Kjo me të vërtetë është e çmendur”, shkroi një përdorues. /Telegrafi/

Exit mobile version