Telegrafi

Qeni robot i cili ka aftësinë të ngritet në këmbë edhe atëherë kur e rrëzojnë me shpinë në tokë

Një qen robot ka mësuar në mënyrë automatike të “rikuperohet”, pasi sulmohet nga njeriu i cili e rrotullon dhe arrin të ngritet sërish në këmbë.

Roboti i quajtur Jueying është ka katër këmbë, dhe ka një aftësi të jashtëzakonshme t’i përshtatet ambienteve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Madje edhe kur e sulmojnë dhe e rrëzojnë me shpinë në tokë, ai arrin të ngritet brenda sekondës, duke dëshmuar se softueri i instaluar është tejet i avancuar dhe ka bërë që ai të ngjason shumë me qenin e vërtetë.

Jueying është zhvilluar në bashkëpunim me hulumtuesit nga Universiteti i Zhejiasn dhe ai i Edingubrgut. /Telegrafi/