Telegrafi

Qeni reagon ndaj këngës së preferuar të pronarit të tij

Përdoruesja e TikTok, Maggie Herring është një fanse e muzikantit Noah Kahan. Dashurinë për muzikën ia ka përcjellë qenit të saj katër muajsh.

Në videon e shpërndarë në profilin e @madewithmaggie, mund të shohim se si labradori me kuriozitet anon kokën anash pasi pronari i tij luajti këngën All My Love.

Sapo kafsha e saj e kuptoi se për cilën këngë bëhej fjalë, nuk e fshihte dot emocionin.

Videoja e Labradorit entuziast është parë më shumë se 1.9 milion herë dhe përdoruesit e TikTok kanë lënë komente të shumta nën video. /Telegrafi/

@madewithmaggie When you listen to Noah Kahan constantly and unintentionally pass your love for his music onto your four month old lab. #noahkahanmusic #noahkahan #noahkahanstickseason #noahkahantok #allmylove #labradorpuppy #yellowlab #puppy #dog ♬ original sound – Maggie Herring