int(1) Qeni raporton granatën nga Lufta e Dytë Botërore - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Qeni raporton granatën nga Lufta e Dytë Botërore

Derisa po kalonte nëpërmes një përroske uji në të cilën kishte hyrë qeni i saj, pronarja dyzetvjeçare e ka parë qenin e vet duke nuhatur një mjet të cilin menjëherë e ka dalluar se është granatë.

E ka urdhëruar qenin që ta kthejë mjetin eksploziv ku e ka gjetur dhe e ka thirrur policinë.

Policët e kishin rrethuar zonën në mënyrë që ekspertët të mund të aktivizojnë granatën. Ekspertët kanë pohuar se bëhej fjalë për granatë dore të prodhimit amerikan e cila ka qenë në gjendje të rregullt edhe pse e kishte kapluar korrozioni.

Exit mobile version