Site icon Telegrafi

Qeni i racës kelpie bëhet qeni më i shtrenjtë i punës në Australi

Një qen 1 vjeçar i racës kelpie është bërë qeni më i shtrenjtë i punës në Australi kur i shit në ankand për më shumë se 31 mijë euro.

Mbarështuesi Chris Stapleton, i cili e drejton biznesin e mbarështimit të qenve në Newbridge të New South Wales, tha se qeni i racës kelpie me emrin Eva, u vendos në ankand dhe u shit për 31,725 euro tek fermeri Ross Gilmore nga Black Springs, transmeton Telegrafi.

Stapleton tha se shuma e fituar nga Eve, kishte domethënie të madhe për të, pasi që në ditën e ankandit kur u shit qeni, ai e festonte 49 vjetorin e tij të martesës.

Ai tha se ishte i befasuar nga shuma që ai e mori nga shitja e Eve, por shtoi se priste të shitjet për një shifër të lartë.

“Eva është një qen shumë i mirë për ta pasur afër për shkak se ajo nuk është hiperaktive dhe kur juve ju nevojitet që ta kryeni një punë ajo është e gatshme dhe e aftë ta bëjë atë. Eva është qeni i përsosur”, tha Stapleton për UPI.

Rekordi i mëparshëm për shumën e paguar për një qen pune në Australi ishte vendosur në vitin 2021, e që arrinte shifrën prej 22,660 eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version