Site icon Telegrafi

Qeni i quajtur Izi filloi fushatën e mikroçipimit falas për kafshët shtëpiake

Qeni tri vjeçar Izi i pari morri mikroçip falas, me çka zyrtarisht filloi fushata e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinar (AUV) për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shtëpiake (qentë dhe macet).

Mikroçipi i Izit sot ia vendosit drejtoiri i AUV-it Zoran Atanasov, i cili është edhe veterinar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Spitali Universitar të Veterinarisë pranë Fakultetit për veterinari procedurën e mikroçipimit e ndoqën edhe kryetari i Odës së Veterinarëve të Republikës së Maqedonisë Tomislav Nikollovski, si dhe profesori universitar i veterinarisë Plamen Trojaçanec.

Trojaçaneci sqaroi se mikroçipimi nuk është i dhimbshëm, ndërsa mikroçipimi vendoset në hapësirën mes supeve.

Lexo po ashtu Maqedoni, fillon mikroçipimi falas i kafshëve shtëpiake

Mikroçipi është pajisje e vogël, e vogël si copë orizi. Përmban informacione për pronarin e kafshës, rasën e qenit, gjininë, dhe se a është vaksinuar dhe kur është trajtuar me mjete kundër parazitëve. Këto të dhëna në formë të numrave, vendoset në sistem elektronik ku menjëherë dhe shpejtë janë të qasshme.

Në paketim, bashkërisht me mikroçipin ka edhe ngjitëse me numrin e caktuar (siç është ai i mikroçipit) ku vendoset në pasaportën e kafshës./Telegrafi/

Exit mobile version