Një qen i cili u zhduk gjatë një gare me sajë në Alaskë u gjet pothuajse tre muaj pasi u zhduk.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Leon u arratis nga një pikë kontrolli pothuajse 241 kilometra në garën e famshme të 1,500 kilometrave Iditarod më 13 mars, derisa përpjekjet fillestare të kërkimit nga organizatorët dhe menaxheri i ekipit, Sebastien Dos Santos Borges rezultuan të pasuksesshme.
Një postim në Facebook nga “The Iditarod” në atë kohë thoshte se ata ishin ‘të lënduar për zhdukjen’ e Leon, i cili u arratis nga zona e kthyer e qenve në postbllokun Ruby më 13 mars.
Ata thanë: ‘Iditarod, së bashku me anëtarët e komunitetit Ruby dhe menaxherin e ekipit, kanë kërkuar në mënyrë aktive zonën që nga mbrëmja e së dielës, por deri më tani nuk kanë qenë të suksesshëm në gjetjen e Leon’.
“Leoni është shumë i turpshëm, ndaj ju lutemi mos iu afroni”.
Dje u konfirmua se Leon ishte kthyer me pronarin e tij Sebastien Dos Santos Borges.
Sipas vendasve në qytetin McGrath, qeni kishte qenë duke frekuentuar zonën, derisa banorët i lanë ushqimin me shpresën se mund ta kapin atë.
Pasi qeni u kap, Sebastien mbërriti në McGrath për t’u ribashkuar me Leon, përpara se të dy të udhëtonin në qytetin e madh të Anchorage për të fluturuar në shtëpi në Francë. /Telegrafi/