Jo shumë kohë më parë Ripley ishte braktisur duke u endur në rrugët e Sioux City.
Shpëtimtari i tij dhe trajneri Gary Engel shpejt e kishte vënë re se si Ripley ka një tepricë të energjisë dhe kishte vendosur për të përfituar nga kjo karakteristikë e një qeni, duke i shfrytëzuar për qëllime të mira, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, Ripley u bë një qen i shpëtimit, dhe pas një tërmeti katastrofik në Nepal, ai tregoi të gjitha aftësitë e tij.
Në fakt, qeni, me “udhëzimet” e tij, siç shkruajnë mediat e huaja, ka shpëtuar jetën e 17 njerëzve të cilët janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave, duke përfshirë edhe një 15-vjeçarë. /Telegrafi/