Telegrafi

Qeni që merr birrën dhe ia dërgon pronarit të tij – ai gjithashtu “riciklon” të gjitha shishet e zbrazëta plastike dhe metalike

Ky Labrador “i ndërgjegjshëm për mjedisin” jo vetëm që merr birrën dhe ia dërgon pronarit të tij, por gjithashtu riciklon të gjitha shishet plastike të zbrazëta dhe kanaçet metalike.

Bëhet fjalë për këlyshin e zgjuar Boone i cili merr birrën nga frigoriferi, mbyll derën dhe ia dorëzon pronarit të tij, përcjell Telegrafi.

Dhe në një video tjetër, Boone heq kapakun nga një shishe uji – me dhëmbë – dhe e vendos atë në koshin e riciklimit.

Pronari Brent Kramer, një optometër 28-vjeçar, nga Pikeville, Kentucky, SHBA, tha: “U deshën shumë trajnime për të arritur deri këtu”. /Telegrafi/