Yulieth Cordoba e ka postuar një video në Facebook, ku shihet një qen që hidhet në shatërvan dhe më pas kërcen në përpjekje që të kapë vrushkujt e ujit.
Ngjarja që është filmuar në Riosucio të Kolumbisë, është parë më se gjashtë milionë herë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa u shpërnda afro 150 mijë herë, transmeton Telegrafi.
Ky qen që duket se pa shatërvan për herë të parë, nuk është i Cordobas e cila shpërndau videon, apo të ketë ndonjë pronar, sepse nuk duket se ka kollare.
“Shpresoj se do mësojmë diçka prej kafshëve si ky, që të sjellim më shumë gëzim në shoqërinë tonë”, kishte shkruar një komentues. /Telegrafi/
https://youtu.be/xGOe2KkjICU