Në ambientet e një shtëpie në Tajlandë, është filmuar një adoleshente që bënte ‘selfie’ me qenin e saj që ka prejardhje nga Siberia.
Nuk kuptohet se çfarë flet ajo, por dihet se kafsha quhet Tuatom, që në gjuhën vendase nënkupton arrë e zier, një specialitet që shërbehet gjatë dimrit, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si anon kokën mbi qafën e pronares dhe me shumë dëshirë pozon për fotografi.
Madje, pasi vë putrat mbi krahët e saj, kujdeset që të jetë brenda kuadrit dhe të mos mungojë.
“Sikur për një minutë edhe qeni im të jetë kështu, do të isha shumë e kënaqur. Nuk e kam asnjë fotografi të mirë me të”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/MbaSEEKgRWE