Andrew Knapp nga Ontario e Kanadasë, është pronari i qenit Momo i cili e adhuron lojën fshehtas dhe gjithmonë e gjen mundësinë që të ‘zhduket’.
Pa marrë parasysh se ku ndodhet, ai ia del që të ikë dhe të fshihet, transmeton Telegrafi.
Për të dokumentojë aventurat e kafshës bardhezi, Knapp i ka bërë një seri fotografish të cilat do t’i përmbledhë në një libër.
Prej pasazhit të mbuluar nga bora, deri te fusha me kunguj, janë këto disa nga vendet ku është futur pesëvjeçari.
Në imazhet e postuara më poshtë janë disa nga pjesët ku është fshehur Momo, ndërsa në disa të tjera edhe vendndodhja e tij e shënuar me rreth të kuq. /Telegrafi/