Në prag të intervistës të djeshme me gazetarët japonezë, presidenti rus Vladimir Putin paraqiti qenin e tij.
Këtë qen, përcjell Telegrafi, ai e kishte marrë si dhuratë, katër vjet më parë nga kryeministri japonez, në shenjë falënderimi për ndihmën e Rusisë pas tërmetit që preku Japoninë.
Ndërsa gazetarët po prisnin, shfaqet Putin bashkë me qenin e tij, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç “ishin planifikuar”.
Qeni Yumi, Yumi (i racës Akita), shkruajnë mediat e huaja, “refuzoi të veprojë në përputhje me protokollin” dhe filloi të lehte.
Pas kësaj, presidenti rus, vendosi të marrë situatën në duart e veta. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=H1of1GHn1hg