Telegrafi

Qeni i presidentes moldave kafshon presidentin austriak – pamjet po bëjnë xhiron në internet

Qeni i presidentes moldave Maja Sandu kafshoi presidentin austriak Alexander Van der Bellen në dorë, raportuan mediat moldave.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e rezidencës presidenciale në Moldavi kur Va nder Bellen u përpoq të përkëdhelte qenin e quajtur Codrut, derisa kafsha i kafshoi më pas dorën, transmeton Telegrafi.

Sandu kërkoi falje në anglisht dhe shpjegoi se qeni kishte frikë nga një numër i madh njerëzish aty pranë

Van Der Bellen u shfaq me një dorë të mbuluar me fashë në takimin e tij të radhës, me kryetarin e parlamentit moldav.

Presidentja moldave strehoi qenin endacak, i cili kishte humbur një këmbë në një aksident. /Telegrafi/