Telegrafi

Qeni prek aksidentalisht ndërruesin e shpejtësive, rulota 180 mijë dollarëshe përfundon në liqen (Video)

Ajo që ishte paraparë të jetë një ditë e përkryer për peshkim u shndërrua në një dëm mijëra dollarësh, kur qeni i një burri aksidentalisht e futi rulotën e tij në një liqen në Teksas.

Peshkatari profesionist Eric Jackson, 54-vjeç, ishte detyruar të dalë jashtë rulotës 180 mijë dollarëshe pas të cilës kishte të lidhur edhe barkën, kur qeni i tij aksidentalisht preku marshin dhe e futi në ujë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Bodin, që kishte kërcyer në karrigen e shoferit për të shijuar panoramën përmes dritares. Por, aksidentalisht kishte prekur ndërruesin e shpejtësive, duke bërë kështu që rulota të lëviz prapa dhe të përfundojë në ujë.

“Mendova se do të humb vetëdijen, pasi që në drejtimin tim po vinte rulota. Po vinte me shpejtësi të madhe dhe mendova se do të më shtypë”, ka deklaruar Jackson.

Ky moment i pazakontë është filmuar nga kalimtarët e rastit, kurse shumë peshkatarë tjerë bashkuan forcat për ta ndihmuar këtë burrë që ta nxjerrë rulotën nga uji. /Telegrafi/