Qeni i policisë së shpëtimit është bërë maskota e policisë braziliane dhe një nga sensacionet më të mëdha në internet për momentin.
I quajtur nëntetare Oliveira, qeni erdhi në polici falë oficerit Cristian Oliveira, i cili e gjeti në vitin 2019 pranë komisariatit të braktisur, të lënduar dhe të uritur.
Tash qeni është një pjesëtar i vlefshëm i policisë në Rio de Janeiro, i veshur me uniformën e policisë, syzet dhe armët imituese, ndërsa merr pjesë në patrulla.
“E vesha me rroba policie si shaka dhe e fotografova, ndërsa fotografi u bë virale”, ka thënë Oliveira.
Qeni ka edhe profilin e tij në Instagram, ku numëron më shumë se 118 mijë ndjekës. /Telegrafi/