Nuk është e pazakontë që një qen të vrapojë në fushë dhe të ndalojë një lojë, por zakonisht janë qentë që enden në stadium.
Mirëpo, gjatë ndeshjes ndërmjet FK Sarajevës dhe FK Sloboda, e cila u zhvillua në stadiumin e Koshevës, një qen i ka ikur prej dorës një polici.
Ai u përpoq ta kapte dhe ta thërriste, por qeni nuk iu bind të gjitha urdhrave dhe vazhdoi rrugën.
Futbollistët qëndruan të hutuar dhe vëzhgonin se çfarë po ndodhte dhe prisnin me durim që situata të zhvillohej.
Qeni i bëri të pranishmëve një të qeshur pasi do të ikte sa herë që portieri i afrohej.
Besojmë se publiku dhe qeni kaluan mirë dhe loja vazhdoi pasi qeni u largua përfundimisht nga fusha. /Telegrafi/