Site icon Telegrafi

Qeni po i qëndronte afër “shoqes së tij më të mirë”, teksa ajo po i bënte detyrat në klasë

Një video e postuar në mediat sociale ka filluar të bëhet virale.

Ajo tregon një moment mes një qeni dhe një vajze në shkollë, ku shumë falënderojnë mësuesin që e la kafshën të hyjë për t’i dhënë mbështetje “shoqes së tij më të mirë”.

Një qen, i quajtur Galletita, është bërë i famshëm pasi ka demonstruar saktësisht pse qentë janë miku më i mirë i njeriut, përcjell Telegrafi.

@27nancy02

#parati Amor puro de estos animalitos.

♬ Acróstico (Solo Version) – Shakira

Bëhet fjalë për një moment të këndshëm kur Galletita u regjistrua duke mbështetur kokën mbi supin e një vajze të vogël, ndërsa ajo po bënte detyrat në fletoren e saj gjatë orës së mësimit.

Kafsha shtëpiake “u mbështet” në trupin e vajzës dhe madje dukej se ra në gjumë për disa sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version