Site icon Telegrafi

Qeni përtyp pasaportën, pronari huq ekskursionin

Aeroporti O’Hare i Çikagos ka pranuar pasaportën e përtypur të 17-vjeçarit John Meier, por autoritetet në Majami kanë refuzuar të lejojnë tinejxherin të ngjitet në aeroplanin për Peru.

Qeni e tij njëvjeçar ia kishte përtypur një skaj të pasaportës së Meierit prandaj numrat nuk mund të dalloheshin. Nxënësi i shkollës së mesme nga Eau Claire nuk kishte kohë të mjaftueshme të pajiset me dokument të ri udhëtimi dhe t’i bashkohet klasës në udhëtimin 12-ditor.

Exit mobile version