Qentë janë të ngjashëm me fëmijët e vegjël në shumë mënyra.
Ata shpesh nuk mendojnë paraprakisht për pasojat e veprimeve të tyre, madje edhe nëse i ndaloni të bëjnë diçka, shanset janë të mëdha që ta bëjnë pikërisht këtë.
Një video virale e postuar në Reddit tregon se si dukej ecja e parë e një qenushi.
“Vizita e parë në parkun e qenve”, ka shkruar autori i videos në të cilën retriever vrapon menjëherë në baltë dhe zhytet me entuziazëm gjersa fytyra i bëhet me baltë.
Edhe pse del i baltosur, është tepër i lumtur, por në banjë pas një shëtitje duket krejtësisht ndryshe.
Pronarët duhet të lajnë kafshën e tyre, dhe shprehja në fytyrën e tij e bën të qartë se ai nuk është aspak i lumtur për këtë. Duket se ndryshe nga larja me baltë, ai nuk e pëlqen fare këtë lloj banje. /Telegrafi/