Telegrafi

Qeni nuk ndahet nga trupi i pronarit të tij të vrarë nga treni – sulmoi edhe policët që tentuan ta largonin nga aty (Foto)

Këto janë imazhe të cilat thuhet se tregojnë një qen besnik të ulur pranë trupit të pronarit të tij, i cili vdiq pasi u godit nga një tren.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, viktima 57-vjeçare, emri i të cilit sipas raporteve është Victor Reyna Vazquez, kishte pirë alkool pranë trenave kur ai u godit për vdekje vra nga një tren.

Kështu, stafi i Kryqit të Kuq, i cili ishte pjesë e ekipit të emergjencës, u befasua kur gjetën qenin e viktimës të ulur afër trupi të tij.

Ata madje kanë thënë se kafsha u desh të largohej me forcë nga vendi i ngjarjes, kështu që trupi i pronarit të largohej nga shinat.

Raportet thonë se qeni madje u përpoq të kafshojë një nga oficerët e policisë dhe paramedikët të cilët u përpoqën ta largonin.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur në shinat e trenit në Montemorelos, në shtetin meksikan verilindor të Nuevo Leon.

Banorët vendas pretendojnë se pronari i qenit ishte një konsumues i alkoolit dhe se kafsha e kishte shoqëruar atë për disa vjet. /Telegrafi/