Këmbëngulja e një qeni për të kërkuar gjalpin e kikirikut në banakun e kuzhinës mahniti shikuesit në një video të publikuar së fundmi në Instagram.
Pasi pronari tha se nuk mund të shijonte më nga kënaqësitë e tij të preferuara, bull terrieri i Staffordshire vendosi se nuk do të hiqte dorë nga qëllimi i tij.
Ai qëndroi në këmbët e pasme dhe filloi të shtrihej për të marrë duart mbi kavanoz.
Videoja u bë hit dhe mund ta shikoni më poshtë.
Gjalpi i kikirikut është gjithmonë në krye të listës së ushqimeve të preferuara të qenve dhe sipas Canine Journal, arsyeja qëndron në faktin se qentë tërhiqen nga proteina me të cilën është i pasur ky ushqim. /Telegrafi/