Telegrafi

Qeni me një “bisht” në kokë u gjet në rrugë, tani është bërë hit – të gjithë duan të bëjnë një “selfie” me të

Një qenush me një bisht të dytë të dukshëm që i rritet nga koka e tij është përshkruar si një “anomali e vogël që është absolutisht e përsosur”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeni 10 javësh u mor nga Misioni i Mac – një operacion shpëtimi, i specializuar në ndihmën e qenve me nevoja të veçanta – pasi u gjet duke u endur nëpër rrugë.

“Është gjëja më magjike që keni parë ndonjëherë, dhe aq e lumtur”, i tha agjencisë së lajmeve PA, Rochelle Steffen, themeluese e qendrës së shpëtimit me qendër në Missouri.

“Të gjithë duan ta shohin atë. Kam pasur kaq shumë vullnetarë që kanë arritur dhe kam thënë ‘hej, a mund të luajmë me Narwhal?’ Dhe tani është bërë një kafshë me të cilën njerëzit duan të bëjnë edhe selfie me të sepse ai është thjesht aq i bukur”.

Narwhal vizitoi veterinerin të martën, ku rrezet X treguan se nuk kishte eshtra në “bishtin tjetër”, dhe se nuk bëhej fjalë për ndonjë problem rreth shëndetit. /Telegrafi/