Telegrafi

Qeni i ngecur në anën e gabuar të barrierës jashtë Windsor merr vëmendjen e shikuesve televiziv

Dy qiftet mbretërore, të quajtur “Katërshja Fantastike” të bashkuar në pikëllim gjatë ditës së djeshme teksa arritën n djeshme teksa arritën në Windsor për t’i takuar fansat që mbanin zi të cilët kishin ardhur për të respektuar Mbretëreshën.

Pavarësisht se shumicën e kohës është diçka e mërzitshme, një qen i pabindur arriti që t’i bënte të qesh spektatorët – teksa e gjeti veten të ngecur në anën tjetër të barrierës teksa ishte në lidhje të drejtpërdrejtë.

Në foton e publikuar nga Mirror, qeni i vogël mund të shihet duke u përpjekur që të lirohet nga pronarët e tij dhe t’i përshëndet mbretërorët në anën tjetër, transmeton Telegrafi.

Teksa një dorë e fortë e mban qaforen e tij, qeni e tërheq atë dhe largohet nga porta, duke u afruar afër nipërve të Mbretëreshës, Princi William dhe Princi Harry, teksa ata hipën në veturë me Dukeshat e Cambridge dhe Sussex.

Shikuesit sy-mprehtë e vunë re qenin e “djallëzuar” në ekranet e tyre, dhe vendosen që ta shpërndajnë dëfrimin e tyre në rrjetet sociale.

Shumë njerëz thanë se qeni solli të qeshura në një kohë të errët dhe se qeni i “pacipë” iu dukej i dashur.

“Ylli i shfaqjes” tha një person, ndërsa një tjetër shkroi “Unë mund të them se ai e vodhi shfaqjen”. /Telegrafi/