Tucker është qeni i ngathtë që jeton në një shtëpi në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, që mendonte se ka ngecur prapa rrethojës.
Derisa mbante lartë këmbët e përparme, qeni njëvjeçar lehte dhe përgjërohej te pronarja për të dalë jashtë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse një pjesë ishte e hapur, ai nuk e vërente atë pjesë derisa aty nuk kaloi një qen tjetër dhe ai e bëri ‘zbulimin’ e madh.
“Nuk është aq i zgjuar, por bënë gjithnjë të qeshim”, ka shkruar pronarja për kafshën e saj shtëpiake. /Telegrafi/