Telegrafi

Qeni në një mënyrë gazmore u përpoq të mbronte fëmijët nga fshesa me korrent

Një Rottweiler i quajtur Bear u frikësua kur pa pronarin me fshesën prej korrentit dhe menjëherë vrapoi drejt fëmijëve të ulur në divan për t’i mbrojtur ata.

Ndonëse pronari i thoshte vazhdimisht se nuk kishte arsye për t’u shqetësuar, Bear nuk donte t’i linte asgjë rastësisë dhe vuri të gjithë trupin para fëmijëve si mburojë.

Reagimi i tij gëzoi përdoruesit e rrjetit social TikTok, ku video u bë hit.

“Ai e kuptoi fjalë për fjalë rolin e një qeni roje,” tha një komentues me shaka.

“Ai është shumë trim, por edhe i zgjuar. Ai meriton një gosti”, ka shkruar një tjetër. /Telegrafi/

@ryanprater4 Can you tell when he’s mad!? Haters won’t but here’s your difference #guarddog #besrpurrs #GameTok #petsoftiktok #viral #rottweiler #bear #protection #goodboy #fyp #SmellLikeIrishSpring ♬ Just a Cloud Away – Pharrell Williams