Telegrafi

Qeni me mutacion të rrallë ka pushtuar zemrat e të gjithëve!

Retrevieri i artë Enzo Viola është yll i vërtetë

Ky qen i lindur me mutacion të rrallë gjenetik për shkak të të cilit në fytyrë ka njollë të zezë, ndërkaq pikërisht ajo njollë i ka ndihmuar që të bëhet i veçantë dhe për shkak të veçantisë së tij e ndjekin 192 mijë fansa në Instagram.

– Ai është i veçantë, shihet në shikim të parë. Njolla e zezë assesi nuk ndikon në jetën e tij, pos kur është fjala për dukjen, – ka thënë pronarja i Enzos, Clarissa Castro, transmeton Telegrafi.

Me Enzon janë dashuruar në shikim të parë, jo vetëm për shkak të dukjes, por edhe për shkak se ka qenë këlyshi më i gjallë ndër këlyshët e tjerë të së njëjtës pjellë.

Enzo është qen shumë i bukur të cilin shenja vetëm e zbukuron!

Enzo ka pasur fatin të jetë në familjen e cila që nga momenti i parë kur ka hyrë në shtëpinë e saj, e ka dashur dhe i ka ofruar çdo gjë që një qen e meriton!

Enzo është fatlum! I llastuari i vërtetë dhe qen shumë i mirë.

/Telegrafi/