Site icon Telegrafi

Qeni më i shtrenjtë në botë shitet për një milion euro

Mastifët tibetian janë qenë të mëdhenj të cilët janë posesiv ndaj pronarëve të tyre. Në të kaluarën ata kanë ruajtur kampet nomade dhe manastiret në Tibet. Vlerësohet se këta qenë janë njëra ndër racat më të vjetra në botë, ndërsa legjenda thotë se Ghenghis Khan dhe Buda kishin nga një qen të tillë.

Besohet se këta janë racë e pastër “kineze” e cila është shumë e rrallë jashtë Tibetit, e që dallon prej qenve tjerë. Çmimet e këtyre qenve vitet e fundit janë rritur nga 500 në qindra mijëra euro.

Sipas fjalëve të pronarit Lu Liang, qeni Hong Kong i vjetër vetëm 11 muaj, është i gjatë 90 centimetra dhe i rëndë më shumë se 80 kilogramë. Duke mos zbuluar detaje tjera, Lu tha se njërin prej këtyre qenve e shiti për një milion euro një multimilioner nga Kina veriore i cili është pronar i një miniere qymyri. /Telegrafi/
 

Exit mobile version