Site icon Telegrafi

Qeni më i madh në botë

Sipas librit të rekordeve Guinness, ai është i gjatë prej turirit deri tek bishti mbi dy metra, ndërsa prej shputave deri tek shpatulla më i gjatë se një metër, këto përmasa e bëjnë që ai të jetë për disa centimetra më i madh se rivali i tij më i afërt – Titani.

Titani 4 vjeçar mori titullin e qenit më të madh në botë më 2009 pasi Gibsoni, një qen i po të njëjtës racë vdiq nga kanceri i eshtrave.

Zyrtarët e Guinnessit thanë se kanë pasur disa paqartësi për gjatësinë e George-it Gjigand, kështu që ata kanë dërguar një person zyrtar për ta verifikuar gjatësinë e tij.

Pronar i qenit 4 vjeçar është David Nasser. /Telegrafi/
 

Exit mobile version