Më shumë se dy muaj pas zhdukjes, është zbuluar trupi i një alpinisti – me qenin e tij besnik ende pranë tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rich Moore, 71 vjeç, u zhduk me qenin Finney më 19 gusht kur ata u nisën për në Blackhead Peak, në Koloradon jugperëndimore.
Një ekip helikopterësh fillimisht kërkoi për Richin pasi ai u raportua i zhdukur, duke “pastruar” një zonë nga ku ishte parkuar makina e tij drejt majës – por ai nuk u gjet.
Por një gjuetar zbuloi trupin e tij në një luginë në juglindje të majës më 30 tetor, me Finney që ende priste pranë pronarit të tij.
Siç thuhet më tej, Zyra e sherifit dhe policia lokale gjetën trupin e Rich dhe e çuan Finney-n e vogël te veterineri për trajtim.
Rruga e ecjes është me një lartësi prej mbi 700 metra – dhe u përshkrua si ‘e ashpër, shkëmbore dhe e pjerrët’, sipas The Mercury News.
Shkaku i vdekjes së Rich nuk është bërë i ditur, por zyrtarët thanë se nuk dyshohet për “ndonjë keqbërje”.
Veç kësaj, nuk dihet se si qeni i tij i vogël qëndroi gjallë për dy muaj, por qeni është ribashkuar me familjen e tij. /Telegrafi/